Biden mbyll vizitën në Finlandë: Putin e ka humbur luftën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti amerikan Joe Biden e mbylli turin e tij tre ditor në Europë me vizitën në Finlandë, e cila është edhe shteti më i ri anëtar i Natos.

 

Në Helsinki Biden u takua me krerët e Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës ku tema kryesore e diskutimeve ishte bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet vendeve nordike dhe SHBA-së në fushën e sigurisë, politikës klimatike dhe teknologjisë.

 

Advertisement

Kreu i shtëpisë së Bardhë u ndal sërish të çështja e Ukrainës ndërsa deklaroi se presidenti rus Putin tashmë e ka humbur luftën.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Advertisement

“Putin tashmë e ka humbur luftën. Nuk ka asnjë mundësi që ai ta fitojë atë. Dhe për dy arsye unë mendoj që kjo luftë nuk do të zgjasë me vite,  e para sepse nuk mendoj që Rusia mund ta përballojë për shkak të burimeve dhe kapaciteteve, dhe e dyta, Putin do ta kuptojë që nuk është në interesin ekonomik dhe politik të Rusisë ta vazhdojë luftën.”

 

Biden shkoi në Finlandë, një vend fqinj me Rusinë, menjëherë pas samitit të NATOs në Vilnius në fokus të të cilit ishte gjithashtu pushtimi rus i Ukrainës dhe çështjet e sigurisë të aeancës veriatlantike.

 

Advertisement

Vendimi i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n i dha fund shtatë dekadave të neutralitetit ushtarak të këtij vend i cili kishte mbajtur një qëndrim të balancuar ndaj Rusisë që pas luftës së dytë botërore.

 

Me këtë anëtarësim, NATO pothuajse dyfishoi gjatësinë e kufirit me Rusinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy