Biden për situatën në Rusi: Ende shumë herët për të arritur në konkluzione, jemi në kontakt me aleatët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden për situatën në Rusi: Ende shumë herët për të arritur në konkluzione, jemi në kontakt me aleatët

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka deklaruar se do të vijojë vlerësimi i pasojave të kryengritjes së Wagner në Rusi.

 

Në të njëjtën kohë, Biden thekson se ende është herët për të dalë në një qëndrim përfundimtar mbi rebelimin që nuk zgjati më shumë se 24 orë.

 

Advertisement

Megjithatë ai u zotua të qëndrojë i koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët.

 

“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën, por është ende shumë herët për të arritur një përfundim se ku po shkon kjo,” tha Biden gjatë komenteve nga Shtëpia e Bardhë të hënë .

 

Advertisement

Biden tha se ishte thelbësore që SHBA të qëndronte ngushtë në linjë me aleatët dhe partnerët ndërsa vazhdon të monitorojë situatën.

 

“Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj mbetet për t’u parë, por pavarësisht se çfarë do të vijë më pas, unë do të vazhdoj të sigurohem që aleatët tanë dhe partnerët tanë të jenë të lidhur ngushtë në mënyrën se si po lexojmë dhe reagojmë ndaj situatës. Është e rëndësishme që të qëndrojmë plotësisht të koordinuar. ”, tha ai.

 

Advertisement

Kreu i grupit Wagner, Jevgeni Prigoshin tentoi të krijonte një kryengritje për rrëzimin nga pushteti të Putin, por ky rebelim përfundoi shumë shpejt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy