“Do të jesh e imja”, shqiptari ngacmon 15-vjeçaren greke, përfundon në qeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të jesh e imja”, shqiptari ngacmon 15-vjeçaren greke, përfundon në qeli

Greqi– Një studente e mitur e cila po argëtohej me miqtë e saj në një internet kafe të enjten në Kos, ka denoncuar se është ngacmuar nga një shqiptar, i cili sipas denoncimit të vajzës, i bëri premtime imorale.

Sipas denoncimit të dorëzuar në Policinë vendase nga 15-vjeçarja greke, shqiptari 33-vjeçar i është afruar, i ka ledhatuar flokët dhe dyshohet se i ka thënë se do të bëhet “e tij” kur të mbushë 19 vjeç!

Ai madje i kishte thënë, se i pëlqen të godasë femrat me të cilat bën dashuri!

Pas denoncimit të nxënëses 15-vjeçare, efektivët e policisë kanë identifikuar 33-vjeçarin, të cilin e kanë arrestuar./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy