Biden rrëfen sekretin për një martesë të gjatë: S*ksi i mirë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden rrëfen sekretin për një martesë të gjatë: S*ksi i mirë!

Kur ai nuk e humbet kujtesën ose nuk fillon të flasë për kundërshtarët e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden derdh gjithë butësinë e tij për gruan e jetës së tij: Jill.

“Çelësi për një martesë afatgjatë është seksi i mirë”, thuhet se u ka besuar Joe Biden bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, siç raportohet në librin që pritet të dalë në SHBA, me titull: “American Woman. The Transformation of the Modern First Lady Hillary Clinton to Jill Biden”.

Presidenti 81-vjeçar thuhet se u ka treguar ndihmësve detaje pikante për Jill Biden, por ky fakt shqetëson “zonjën e parë”, e cila ka qëndruar pranë tij për 47 vjet.

Një fragment nga libri i Katie Rogers, prej vitesh reportere në Shtëpinë e Bardhë në emër të “New York Times”, erdhi në zotërim të gazetës “Daily Mail” e cila zbulon dobësinë e tij të madhe për gruan e dytë. Libri i saj, që pritet të dalë të martën, ndriçon në qendër të vëmendjes zonjat e para moderne, ndërsa dy prej tyre – Jill Biden dhe Melania Trump – presin të shohin nëse përpjekja e burrave të tyre për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë do të kurorëzohet me sukses.

Advertisement

Joe dhe Jill janë të afërt brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe nuk mungojnë puthjet njësoj si përqafimet. Edhe në daljet e tyre publike, presidenti demokrat nuk ngurron të tregojë dashurinë për bashkëshorten e tij që qëndron si “shkëmb” në kohët e vështira dhe si nënë e fëmijëve të tij.

Biden ka humbur gruan e tij të parë dhe vajzën e tij në një aksident automobilistik, ndërsa disa vite më vonë, nga kanceri vdiq edhe një nga djemtë e tij. Kamera ka kapur puthjet e shkëmbyera nga “çifti i parë” përpara se Joe Biden të hipte në avionin presidencial “Air Force One” për takimet e tyre romantike nëpër restorante dhe faktin që ai shpesh prezantohet si “burri i Jill”. Stresi që ka ai si president i SHBA-ve, megjithatë duket se nuk ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit, siç rrëfen autorja librit. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Presidenti amerikan u jep këshilla për një martesë të suksesshme partnereve të tij, duke u thënë qartë se seksi i mirë ka të bëjë me… paratë.

Ata dalin për darkë dhe bëjnë një shëtitje romantike në plazh

Joe Biden i prirur për gabime, i cili pak orë më parë telefonoi rastësisht të venë e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, Yolanda (në vend të Julia), nuk heziton të tregojë por të pranojë përkushtimin ndaj gruas së tij, duke thënë se ajo është gjëja më e rëndësishme për të se çdo gjë tjetër.

Advertisement

“Më mirë të jem në shtëpi dhe të bëj dashuri me gruan time derisa fëmijët e mi janë në gjumë”, tha Biden në vitin 2006 kur kandidoi për nominimin presidencial demokrat. Presidenti amerikan është parë disa muaj më parë duke u përkulur për të prerë një luleradhiqe për t’ia ofruar gruas së tij. Shumë herë, ai e merr atë për darkë në plazhin Rehoboth ku mund të shijojnë ushqim deti në restorantin e famshëm Matt’s Fish Camp. Ata e mbyllin takimin e tyre me një shëtitje romantike në plazh për të parë hënën e plotë me Biden me krahun rreth belit të “zonjës së parë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy