Bisedimet për armëpushim në Gaza, drejtori i CIA-s udhëron drejt Egjiptit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bisedimet për armëpushim në Gaza, drejtori i CIA-s udhëron drejt Egjiptit

Drejtori i CIA-s, William Burns, pritet të udhëtojë në Kajro të shtunën për bisedime të mëtejshme mbi lirimin e pengjeve izraelitë që mbahen në Rripin e Gazës, sipas një personi të informuar mbi planet.

Zyrtarët amerikanë besojnë se negocimi për një pauzë në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit dhe shkëmbimi i pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza për të burgosurit palestinezë të mbajtur në Izrael është mënyra e vetme për të vënë në fuqi një armëpushim të përkohshëm dhe për të rritur dërgimin e ndihmave humanitare në enklavë.

Burns, një figurë kyçe në negociatat e vazhdueshme, pritet t’i bashkohet David Barnea, kreu i Mossad, agjencia e spiunazhit të Izraelit, dhe negociatorë nga Egjipti dhe Katari. As amerikanët dhe as izraelitët nuk flasin drejtpërdrejt me Hamasin. Në vend të kësaj, propozimet e tyre transmetohen përmes zyrtarëve egjiptianë dhe të Katarit, të cilët flasin me anëtarët e Hamasit.

Bisedimet e armëpushimit kanë ngecur për javë të tëra. Ky raund do të zhvillohet pasi presidenti Joe Biden foli me telefon me kryeministrin Benjamin Netanyahu të Izraelit të enjten, duke përsëritur thirrjen e tij për një marrëveshje të negociuar që do të rezultonte në një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy