Blinken: NATO nuk do konflikt, por nëse vjen është gati për të mbrojtur çdo pëllëmbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken: NATO nuk do konflikt, por nëse vjen është gati për të mbrojtur çdo pëllëmbë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim këtë mëngjes me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel, ku u trajtua çështja e luftës në Ukrainë.

Blinken u shpreh se NATO nuk kërkon konflikt, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s“.

“Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të paprovokuar dhe të paramenduar të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar për të forcuar sigurinë e NATO-s.

Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Blinken.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy