Boris Johnson dënon vrasjen e civilëve në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Boris Johnson dënon vrasjen e civilëve në Ukrainë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dënuar ashpër ekzekutimin e civilëve ukrainas, që doli në dritë pas tërheqjes së trupave ruse nga periferitë e Kievit.

 

“Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Buça janë edhe më shumë dëshmi se presidenti, rus Vladimir Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë”, tha Johnson në një deklaratë.

 

Advertisement

Kryeministri britanik premtoi se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij, duke u zotuar se Londra do të shtrëngonte sanksionet kundër Moskës dhe do të rrisë furnizimet me armë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

 

Johnson theksoi gjithashtu mbështetjen e Britanisë për një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë. Londra do të rrisë mbështetjen e saj financiare për hetimin e gjykatës dhe do të dërgojë hetues specialistë, tha Johnson.

 

Advertisement

“Ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend”, tha Johnson.

 

Komentet e kryeministrit britanik erdhën pasi dhjetëra trupa të pajetë u zbuluan në Buça, një qytet në veri-perëndim të Kievit që ka parë luftime të ashpra për javë të tëra. Në këtë qytet, janë varrosur në një varr masiv rreth 280 civilë./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy