Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë

Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë dhe verë, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, këtë mbrëmje pas takimeve në Uashington.

Sipas mediave të huaja, duke bërë thirrje për mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën, mes dyshimeve për vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrell u tha gazetarëve se Ukraina nuk mund të priste deri në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

Shumë analistë presin një ofensivë të madhe ruse këtë verë.

Volodymyr Zelenskyy ka thënë gjithashtu se Rusia po përgatit një ofensivë të re kundër Ukrainës, duke filluar nga fundi i majit ose vera.

Advertisement

Kujtojmë se që prej shkurtit të vitit 2022, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj Perëndimor, me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy