Britania miraton marrëveshjen/ Johnson: Do të jemi aleatët më të mirë të BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania miraton marrëveshjen/ Johnson: Do të jemi aleatët më të mirë të BE

Parlamenti  i Britanisë se Madhe miratoi me shumicë votash marrëveshjen tregtare pas Brexit me Bashkimin Evropian. Me 521 vota pro dhe 73 kundër deputetet vendosën të miratojnë projektligjin për të lehtësuar bizneset dhe tregtinë.

Gjatë fjalimit në parlament, kryeministri britanik,  Boris Johnson u shpreh se edhe pse po largohen nga bashkimi evropian Britania do te mbetet aleati më i mirë i Unionit.

 

BORIS JOHNSON

Advertisement

KRYEMINISTER I BRITANISË E MADHE

“Do të ketë ndryshime. Dhe ne kemi qenë shumë të qartë se njerezit duhet të pergatiten për 1 Janar, cdo gjë do të funksionojë ndryshe. Do të hapim një kapitull të ri në historinë tonë kombëtare. Ne do të vazhdojmë bashkëpunojmë me fqinjët tanë evropianë në kushtet më të afërta të miqësisë, duke ruajtur kontrollin sovran të ligjeve tona dhe fatit tonë kombëtar.”

 

Marrëveshja u arrit pas nëntë muajsh negociatash mes zyrtarëve britanikë dhe atyre të BE-së. Më herët gjatë ditës Presidentja e Këshillit Evropian Ursula von der Leyen nënshkroi marrëveshjen e tregtisë dhe bashkëpunimit mes BE-se dhe Mbretëria e Bashkuar.  Parlamenti Evropian do të ketë kohë deri në fund të shkurtit për ta ratifikuar atë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy