
Një burim që konsiderohet mjaft i afër me grupin mercenar Wagner e cilëson vdekjen e Yevgeny Prigozhin, si rezultat të veprimeve të tradhëtarëve rusë.
“Kreu i Grupit Wagner, një hero i Rusisë, një patriot i vërtetë, Yevgeny Viktorovich Prigozhin, u vra si rezultat i veprimeve të tradhtarëve në Rusi”, thuhet në një postim të “Grey Zone”, një llogari në platformën Telegram, që është e afërt me Wagnerin dhe ka postuar herë pas here mesazhe të filmuara të liderit të kompanisë mercenare.
“Edhe në ferr ai do të jetë më i miri!” Rroftë Rusia! “, përfundon postimi lidhur me një foto të Yevgeny Prigozhin, i cili thuhet se ishte në mesin e 10 në bordin e një avioni që u rrëzua më herët sot në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë të mërkurën, sipas shërbimit për shtyp të Agjencisë Federale të Transportit Ajror.
Prigozhin është kreu i organizatës private paraushtarake Wagner Group, e cila luajti një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës përpara se të niste shkurtimisht një kryengritje kundër ushtrisë ruse në qershor.