Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

Qeveria çeke ka miratuar më 8 dhjetor shpërndarjen e së paku 150 ushtarëve të saj në kufirin me Bjellorusinë, për të ndihmuar Poloninë në frenimin e valës së migrantëve nga Bjellorusia.

 

Sipas këtij plani të qeverisë, që pritet të miratohet, Çekia do të bëhet shteti i tretë që dërgon ushtarë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë, shkruan Reuters.

 

Advertisement

Më herët këtë e bënë, Estonia dhe Britania e Madhe.

“Qeveria miratoi dërgimin e trupave për mbrojtjen e kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë” shkroi ministri çek i Mbrojtjes në Twitter.

Ditëve të fundit megjithatë ka rënë numri i migrantëve nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të kalojnë nga Bjellorusia në Poloni, ndërkaq roja kufitare polake më 7 dhjetor njoftoi se ka evidentuar 51 tentime.

Polonia ka akuzuar shërbimet inteligjente bjelloruse për ndihmë migrantëve për të kaluar kufirin dhe për të provokuar trupat polake, derisa Minsku e mohoi këtë.

Advertisement

Bjellorusia po ashtu mohon akuzat e Bashkimit Evropian që ka shkaktuar krizën me migrantë si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit, të cilat u vendosën ndaj Bjellorusisë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut pas zgjedhjeve presidenciale në vend./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy