
Qeveria çeke do të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme, pas rritjes së rasteve me koronavirus.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula tha se dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë grumbullimet në 20 persona.
Shkollat e mesme do të mbyllen dhe studentët e mjekësisë do të japin kontributin në spitale. Ndërkohë, teatrot dhe kinematë do të mbeten të hapura, por jo shfaqjet muzikore dhe opera.
The post Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on Vizion Plus.
Advertisement