Covid-19: Ngjashmëria me HIV dhe pasojat që lë te të shëruarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19: Ngjashmëria me HIV dhe pasojat që lë te të shëruarit

Koronavirusi ndjek të njëjtën strategji si virusi HIV për t’i shpëtuar sulmit të sistemit imunitar. Të dy viruset heqin molekulat shenjuese në sipërfaqen e një qelize të infektuar që përdoren nga sistemi imunitar për të identifikuar atë që është e huaj për të thonë studiuesit kinezë të Universitetit të Guangzhout. Ata paralajmërojnë se kjo e përbashkët mund të nënkuptojë që Sars-CoV-2, emri klinik për virusin, mund të jetë vërdallë për ca kohë, njësoj si virusi HIV.

Studimi u përqendrua në qelizat T të marrë nga pesë pacientë që ishin shëruar nga Covid-19. Këto qeliza imune gjenerohen te njeriu pasi ai infektohet me Sars-CoV-2 – detyra e tyre është të gjejnë dhe të shkatërrojnë virusin.

Por qelizat vrasëse T të përdorura në studim nuk ishin efektive në eliminimin e virusit në qelizat e infektuara, kjo për shkak të mungesës së një molekule të njohur si kompleksi i madh i histokompatibilitetit, ose MHC.

HIV përdor të njëjtën strategji – këto molekula mungojnë edhe në qelizat e infektuara nga ky virus.

Advertisement

Ndërsa Sars nuk e shfrytëzon këtë funksion.

Megjithatë, Covid-19 dhe SARS ngjajnë në një pikë tjetër. Sipas vëzhgimeve të kryera kryesisht në Itali, Covid-19 gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të mushkërive, që nuk zhduket kur shërohet pneumonia.

Sipas shefit të Departamentit të Pneumologjisë në Poliklinikën Gemelli të Romës, Luca Richeldi, epidemia e 2003 (SARS) ka lënë pas pasoja të ngjashme me ato që po shihen te pacientët e shëruar nga Covid-19.

Me mbi 30 mijë raste të vëzhguara, mjekët në Itali kanë krijuar në njëfarë mënyre identiktin e një të shëruari nga Covid-19: Deri në 50% e atyre që janë shtruar në spital paraqesin atë që në aspektin shëndetësor quhet “sindroma e dekushtezimit: vështirësi në lëvizje, ndjesi e të qenit i këputur thuajse deri në paaftësi. Është një gjendje kalimtare, në dy ose tre javët pasuese, një pasojë që është më e fortë në moshat mes 40 dhe 50 vjeç.

Advertisement

Por pasojat janë edhe në aspektin neurologjik. Në veçanti pacientët që kanë qenë në kujdesin intensiv, në 30% të rasteve janë përballur me encefalopati, gjendje konfuzioni, vështirësi në orientim dhe përqendrim. Gjithashtu, edhe rreziku për iktus është më i madh.

Edhe në rrafshin psikologjik, pasojat janë të shtuara. Rreziku i depresionit është gjithashtu i shtuar, sidomos te ata që vuajnë nga demenca.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy