“Dëgjuam klithma”/ Shqiptari gjen foshnjën e braktisur në Greqi, shpëtohen 3 fëmijë të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dëgjuam klithma”/ Shqiptari gjen foshnjën e braktisur në Greqi, shpëtohen 3 fëmijë të tjerë

Një person me origjinë shqiptare u ankua në policinë greke se kishte gjetur një foshnje 1-vjeçare, të cilin e kishin braktisur në një rrugë në Aspropyrgos.

 

Mediat fqinje shkruajnë se pas raportimit të shqiptarit, autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarje. Në përpjekje për të gjetur prindërit biologjikë të foshnjes, ngjarja mori tjetër rrjedhë.

 

Advertisement

Në një prej shtëpive të zonës, policia ka dëgjuar klithmat nga një makine. Ata u befasuan kur zbuluan se një foshnjë ishte braktisur dhe lënë brenda një makine. Pastaj, ata dëgjuan të qara dhe gjetën tre fëmijë të tjerë në bagazhin e mbyllur.

 

Menjëherë pas kësaj, ata arritën të gjejnë një vajzë 13-vjeçare, e cila tha se nëna e saj 25-vjeçare dhe babai i saj 27-vjeçar i kishin dorëzuar për t’u kujdesur për ta, por ajo i mbylli brenda në bagazh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy