Delta “alarmon” edhe Kinën/ Nis testimi i të gjithë popullsisë në Wuhan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delta “alarmon” edhe Kinën/ Nis testimi i të gjithë popullsisë në Wuhan

Autoritetet në qytetin kinez Wuhan po planifikojnë të kryejnë një test koronavirus për të gjithë popullatën pas infeksioneve të para lokale në një vit.

 

“Qyteti prej 11 milion banorësh po fillon me shpejtësi testet për të gjithë banorët”, tha zyrtari i lartë i Wuhan, Li Tao në një konferencë shtypi të martën.

 

Advertisement

Autoritetet njoftuan të hënën se shtatë infeksione të transmetuara në vend janë identifikuar në mesin e punëtorëve migrantë në qytet.

 

Në Ëuhan, ku filloi pandemia në fund të vitit 2019, asnjë rast vendas nuk ishte raportuar që nga maji 2020, megjithëse disa infeksione u zbuluan tek njerëzit që ktheheshin nga jashtë.

 

Advertisement

Kina u ka kërkuar banorëve të qyteteve të mëdha të kufizojnë udhëtimet e tyre dhe ka kryer teste masive ditët e fundit në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit në vend. Vendi raportoi 61 raste të brendshme të martën, në sfondin e përhapjes së mutacionit Delta , i cili arriti në dhjetëra qytete.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy