
Ibrahimovic dhe Lukaku dënohen me një ndeshje pezullim nga kupa e Italisë. Ky është vendimi i gjykatës sportive në Itali, e cila mesditën e kësaj të premte publikoi dhe dënimin për dy futbollistët.
Përplasja verbale mes Ibrahimovc dhe Lukakut, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kupës së iItalisë, mori jehonë në gjithë mediat europiane ndërsa të gjithë prisnin verdiktin final.
Sulmuesit patën një konflikt të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as fjalët fyese. Vendimi i gjykatësit sportiv u bazua në atë që gjyqtari Paolo Valeri ka shkruar në raportin e tij.
Futbollistët janë të skualifikuar për në ndeshjen e radhës pasi suedezi mori karton të kuq, ndërsa belgu plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur kështu dhe gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.