Dhjetra të vrarë në Gaza, Izraeli: Goditëm 320 objektiva, shkatërruam baza terroriste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetra të vrarë në Gaza, Izraeli: Goditëm 320 objektiva, shkatërruam baza terroriste

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë goditur me sukses 320 objektiva në Gaza, të vilave iu referohet si terroriste. Në njoftim thuhet se sipas sulmeve gjatë natës janë goditur dhjetëra qendra komanduese operacionale që i përkasin Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

 

Videot nga avionët izraelitë tregojnë sulme ndaj ndërtesave në Gaza, disa prej të cilave fshihnin terroristët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik, komplekset ushtarake dhe pikat e vëzhgimit, sipas autoriteteve.

 

Advertisement

Gjithashtu Izraeli pretendon se goditi objektiva që përbënin një kërcënim për forcat në zonën përreth Rripit të Gazës, të cilët po përgatiten për operacione tokësore, duke përfshirë dhjetëra predha mortajash dhe poste lëshimi raketash antitank.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy