Do të merrte pjesë në konferencën pro-palestineze, Gjermania i ndalon hyrjen në vend ish-ministrit grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do të merrte pjesë në konferencën pro-palestineze, Gjermania i ndalon hyrjen në vend ish-ministrit grek

Ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, u ndalua të hynte në Gjermani për të marrë pjesë në një konferencë të diskutueshme pro-palestineze në Berlin, pasi autoritetet kishin frikë se disa pjesëmarrës do të bënin komente antisemite.

Disa ndalime janë vendosur për të hyrë në Gjermani, duke përfshirë një kundër Varoufakis, “për të parandaluar çdo propagandë antisemite dhe anti-izraelite gjatë ngjarjes”, thanë autoritetet gjermane të sigurisë.

Varoufakis, bashkëthemelues i partisë së majtë pan-evropiane Diem25, shkroi në rrjetin social X të shtunën se ministria e brendshme gjermane e kishte urdhëruar atë të ndalojë të gjitha aktivitetet politike në tokën e saj.

Kjo vlen edhe për pjesëmarrjen në evente online, shtoi ish-ministri.

Advertisement

Mirëpo, sipas informacioneve të qarqeve të sigurisë, të cilat i ka konfirmuar e përditshmja Handelsblat, bëhet fjalë për ndalim të hyrjes në Gjermani.

Policia gjermane e ndërpreu dhe më pas e ndaloi konferencën e përmendur të premten më pak se një orë pas fillimit të saj, për shkak se njërit prej folësve iu ndalua aktiviteti politik në Gjermani.

Policia, e cila nuk e identifikoi folësin, tha se kishte ndaluar vazhdimin e konferencës, e cila ishte planifikuar të zhvillohej nga e premtja deri të dielën.

Lufta e Gazës ka ndezur polemika në Gjermani, ku mbështetja e fortë e Berlinit për Izraelin është përballur me kritika se zërat pro-palestinez janë margjinalizuar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy