Rusia ndalon hyrjen e 963 amerikanëve në vend, përfshirë presidentin Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia ndalon hyrjen e 963 amerikanëve në vend, përfshirë presidentin Biden

Rusia tha të shtunën se u ka ndaluar 963 amerikanëve hyrjen në vend – përfshirë Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefin e CIA-s, William Burns.

 

Moska tha se do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që i quajti veprime armiqësore të Shteteve të Bashkuara.

 

Advertisement

Ne theksojmë se veprimet armiqësore të ndërmarra nga Uashingtoni, të cilat kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin kundërshtimin e duhur”, tha Ministria e Jashtme ruse.

 

Ndalimet kryesisht simbolike të udhëtimit janë pjesë e përkeqësimit të vazhdueshëm në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që kur filloi agresioni ndaj Ukrainës më 24 shkurt, që u pasua nga sanksione drastike ndaj Moskës dhe rritja e furnizimeve me armë për Ukrainën nga Uashingtoni dhe aleatët e tij.

 

Advertisement

Ministria e Jashtme ruse tha gjithashtu se kishte shtuar 26 emra të rinj në listën e kanadezëve që i ka ndaluar të udhëtojnë në Rusi, përfshirë shefat e mbrojtjes, drejtuesit e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëshorten e kryeministrit Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau.

 

Lista e re për zyrtarët kanadezë u publikua katër ditë pasi Kanadaja prezantoi një projekt-ligj që do të ndalojë Presidentin Vladimir Putin dhe rreth 1000 anëtarë të qeverisë dhe ushtrisë së tij të udhëtojnë atje.Rusia kishte ndaluar më parë kryeministrin Trudeau, Ministren e Financave Chrystia Freeland dhe qindra kanadezë të tjerë që të hynin në vend, në përgjigje të sanksioneve kanadeze./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy