“Duan Kielinin e ri shqiptar”, prestigjozja “Express” dërgon Kumbullën te Chelsea

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Duan Kielinin e ri shqiptar”, prestigjozja “Express” dërgon Kumbullën te Chelsea

Marash Kumbulla është futbollisti shqiptar më në zë dhe që po kërkohet nga skuadrat më të njohura të momentit.

Ndërkohë prestigjozja “Express” ka shkruar një artikull për mbrojtësin e Shqipërisë, teksa e afron më tepër me Chelsean.

Duke theksuar faktin se blutë e Londrës kanë hyrë seriozisht në garë për të transferuar lojtarin kuqezi.

Ndërsa për të kuptuar vlerat e tij, citojnë edhe fjalët e Balzaretit, që më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Italisë teksa shprehej: “Kumbulla më kujton Kielinin e ri”.

Advertisement

Pra duke vendosur shenja barazie me një legjendë të futbollit italian, në hapat e parë të tij.

Frenk Lampard e ka Antonio Rudiger si zgjedhje të parë sa i përket qendërmbrojtësve, por nga ana tjetër ka shumë luhatje për Christensen, Zouma dhe Tomori.

Për këtë arsye është duke u punuar shumë për të mposhtur konkurrencën e madhe të Interit, që Kumbulla të shkojë në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy