EMRAT/ Trafikonin drogë rrugëve të Anglisë, dënohet me burg çifti shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Trafikonin drogë rrugëve të Anglisë, dënohet me burg çifti shqiptar

Gjykata britanike ka dënuar me 6 vite burg një çift të rinjsh shqiptarë të cilët shpërndanin drogë nëpër rrugët e qytetit.

Gjatë operacionit të koduar “Sarah Albo”, i njëjti pesudonim që përdorej nga dy të rinjtë në kodet e tyre gjatë takimit me klientët, janë vënë në pranga Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç.

Ndërkohë gjatë arrestimit policia sekuestruar në cilësinë provës materiale 7 telefona, para “cash” dhe qese me kokainë.

Dy të rinjtë Kapica dhe Geca shpërndanin kokainë në disa raste të dokumentuara mes korrikut të vitit të kaluar dhe deri në janar të këtij viti, kur edhe u arrestuan.

Advertisement

Një gjykatë në Ipswich e dënoi Jurgen Kapicën me 3 vite e 4 muaj burg dhe Vinjola Gecën me 2 vite e 6 muaj burg.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy