“Ëndrra e gjelbër” 1 trilion paund e Boris Johnson, mund të “gjunjëzojë” britanikët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ëndrra e gjelbër” 1 trilion paund e Boris Johnson, mund të “gjunjëzojë” britanikët

Boris Johnson zbuloi dje planin e tij për ta bërë Britaninë “të gjelbër” deri në vitin 2050, por u paralajmërua nga Thesari se fatura prej 1 trilion paund mund të ketë pasoja dramatike për konsumatorët.

Kryeministri ka publikuar propozimet e qeverisë se si vendi do të arrijë ambicien “Net Zero” për të kontribuar kështu në përpjekjen globale në luftën kundër ndryshimit të klimës, duke hedhur poshtë alarmin për kostot e mundshme për familjet dhe bizneset e goditura rëndë nga pandemia Covid.

Autoritet paralajmërojnë se propozimet e Jonhson ka një çmim të rëndë – dhe mund të çojnë në inflacion dhe taksa më të larta.

Thesari vlerëson se objektivat për reduktimin e karbonit do të kushtojnë 60 miliardë paund në vit.

Advertisement

Faturat e ngrohjes ka të ngjarë të rriten – ndoshta me më shumë se 50 përqind – pasi familjet janë të detyruara të braktisin kaldajat me gaz.

Ndërkohë, blerësit për herë të parë të shtëpive me izolim të dobët mund të kenë vështirësi për të marrë një hipotekë sipas propozimeve të qeverisë për ta bërë stokun e banesave “më të gjelbër”.

Dhe planet zyrtare për të zëvendësuar kaldajat tradicionale të gazit me “pompa nxehtësie” u kritikuan, pasi goditet “klasa e mesme” .

Analiza vuri në dukje se subvencionet qeveritare si ato për makinat elektrike priren të favorizojnë të pasurit, ndërsa shtojnë kostot për familjet më të varfra.

Advertisement

Thesari nuk u përpoq të llogariste koston totale të planeve të Kryeministrit, por Paul Johnson, drejtor i Institutit për Studime Fiskale, tha se fatura përfundimtare do të ishte “mbi 1 trilion £”, e shpërndarë gjatë 30 viteve të ardhshme.

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se kriza klimatike është shumë më e keqe se sa pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), duke shtuar se sektori privat duhet të shpenzojë “triliona” për të luftuar krizën klimatike.

“Ne po përballemi me një sfidë edhe më të madhe për njerëzimin, ndryshimi i klimës po kërcënon mënyrën tonë të jetesës dhe shumë më keq se COVID-19. Në vetëm pak javë, bota do të takohet në Glasgow. Shpresoj që të gjithë do të jeni atje sepse mësimi nga COVID-19 është absolutisht i qartë”, tha Johnson.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy