Erdogan takon presidentin ukrainas: Gati të ndërmjetësojmë zgjidhjen e konfliktit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan takon presidentin ukrainas: Gati të ndërmjetësojmë zgjidhjen e konfliktit

Presidenti turk Tayip Erdogan përsëriti edhe njëherë nga Kievi, gjatë takimit me homologun Zelenskiy, angazhimin e tij për të zgjidhur krizën Ukrainë-Rusi dhe ofroi të organizojë një takim mes dy liderëve.

Në deklaratën pas takimit që zgjati më shumë se katër orësh, Erdogan premtoi gjithashtu vendosmërinë e Turqisë për të mbështetur integritetin territorial të Ukrainës.

Turqia ka lidhje të mira me Kievin dhe Moskën, por ka thënë se do të bëjë atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s nëse Rusia pushton fqinjin e saj.

Rusia ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën mes shqetësimeve të shumë vendeve perëndimore për dislokimin e më shumë se 100,000 trupave pranë kufirit, por ka kërkuar garanci gjithëpërfshirëse sigurie nga Perëndimi dhe thotë se mund të marrë masa të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.

Advertisement

Ankaraja ka ofruar më parë të ndihmojë për të zbutur ngërçin dhe burimet diplomatike turke kanë thënë se Rusia dhe Ukraina ishin të hapura ndaj kësaj ideje. Turqia ka kundërshtuar sanksionet e kërcënuara nga anëtarët e tjerë të NATO-s në përgjigje të një inkursioni ushtarak nga Rusia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy