Farmacisti zbulon grimca të zeza në vaksinën “Moderna”, dyshohet për 1.6 milion doza të kontaminuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Farmacisti zbulon grimca të zeza në vaksinën “Moderna”, dyshohet për 1.6 milion doza të kontaminuara

Një substancë e huaj është zbuluar në një flakon të vaksinës kundër Covid-19 “Moderna” në Japoni. Ka qenë një farmacist vendas që ka parë disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës në Prefekturën Kanagaëa, sipas autoriteteve.

Rreth 3,790 njerëz kishin marrë tashmë injeksion nga kutia. Ky lajm vjen më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milion doza Moderna për shkak të kontaminimit.

Farmacisti gjeti grimcat e zeza ndërsa kontrollonte për substanca të huaja para përdorimit të vaksinës.

Furnitori i brendshëm i vaksinës ka tërhequr flakonin që dyshohet të jetë i kontaminua. Raportet e mediave lokale thonë se nuk ka asnjë provë deri tani për ndonjë rrezik shëndetësor të shkaktuar nga vaksina.

Advertisement

Takeda Pharmaceutical, e cila shet dhe shpërndan vaksinën në Japoni, javën e kaluar kishte vënë në pritje tre seri të vaksinës pasi u gjetën “materiale të huaja” në disa doza të një serie prej afërsisht 560,000 flakonësh.

Të martën, ministri japonez i shëndetësisë tha se lëndët e jashtme të gjetura në seri vaksinash, në prefekturën jugore të Okinaëa, ishin për shkak të gjilpërave të futura gabimisht në flakonë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy