Foto-ja që bëri xhiron e rrjetit/ Selena Gomez dhe bashkëshortja e Justin Bieber pozojnë duke u përqafuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish- e dashura e Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, kanë bërë më në fund paqe.

 

Fotot e këngëtares dhe modeles duke pozuar së bashku kanë bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën.

 

Advertisement

Ato madje, pozuan edhe të përqafuara teksa ndodheshin në një event ku ishin të ftuara të dyja. Komentet, pro dhe kundër këtij veprimi ishin të pafundme në të gjitha rrjetet sociale.

 

Historitë e këngëtarit me famë botërore, Bieber me secilën nga partneret, mund të themi se kanë qenë ndër më të përfoluar në show-bizin botëror.

 

Advertisement

 

Fillimisht Bieber ishte i lidhur për disa vite me radhë me këngëtaren Gomez, ndërsa pas një krize me të, jo shumë kohë më vonë ai u martua me modelen Hailey.

 

 

Advertisement

Fotot e partneres dhe ish-partneres së tij kanë bërë kaq shumë bujë pasi marrëdhënia e tyre prej vitit 2018 nuk ka qenë e mirë.

 

 

Përveç komenteve të fansave, edhe ato vetë nuk i kanë kursyer ironitë me njëra tjetrën, por fotot e fundit na treguan diçka ndryshe.

Advertisement

 

 

Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë rënë në paqe, dhe jeta vazhdon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy