FOTOT: “Do ta mbrojmë vendin deri në frymën e fundit, Putin duhet të vdesë!”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot është dita e pestë e bombardimeve të trupave ruse në Ukrainë dhe kjo luftë ka shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët ukrainas. Mediat e huaja kanë publikaur pamje tronditëse nga kufijtë e Ukrainës, teksa shihen mijëra fëmijë të ndarë nga baballarët e tyre, të cilët duhet të qëndrojnë në Ukrainë për t’u përballur me pushtuesit rusë.

Njëri prej ushtarëve ukrainas, Sergei Motorov, 42 vjeç, tha: “E lashë vajzën time me prindërit për ta mbrojtur nga ajo që ndodh, dhe tani po kthehem menjëherë në Ukrainë për t’iu bashkuar rezistencës”.

Gjithashtu, luftëtari vullnetar Alexei Anishyn, 29 vjeç, paralajmëroi Presidentin rus Putin, se: “Unë do ta mbroj vendin tim deri në frymën time të fundit. Unë jam gati të vdes për ta shpëtuar a të. Ne jemi të gjithë bashkë. Putin duhet të vdesë”.

Kujtojmë se me nisjen e luftës, Ukraina nxori një ligj urgjent, që ndalonte të gjithë burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largoheshin nga zona e luftës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy