FOTOT: Pamjet që kanë shqetësuar botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kim Yong Un qeveris Korënë e Veriut përmes terrorit prej disa vitesh, ashtu siç bëri babai dhe gjyshi i tij më parë. Kim pëlqen të bëjë parada gjigante nëpër rrugët e kryeqytetit, herë për t’i treguar forcën botës, e herë për të ngopur me propagandë banorët e vendit të tij.

Së fundmi, ai u dobësua shumë duke tërhequr vëmendjen e mediave botërore, të cilat filluan të shkruanin shpesh mbi këtë gjë, e cila u ndalua me ligj ndërkohë që të flitej brenda Koresë së Veriut.

Por, kësaj radhe nuk është ky shkaku se përse Korea e Veriut është sërish në krye të titujve të mediave botërore.

Një foto e disa personave të maskuar dhe veshur me të kuqe është duke bërë xhiron e mediave online. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një parakalim të  forcave që po përballojnë koronavirusin, apo nëse bëhet fjalë për një njësi të posaçme për luftë biologjike, megjithatë pamjet janë shqetësuese.

Advertisement

Fotoja u publikua nga agjencia shtërore e lajmeve të Koresë së Veriut.

Parada u organizua me rastin e 73-vjetorit të themelimit të shtetit, ku theksi u vendos te përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Gjithsesi, shteti që zyrtarisht quhet Republika Popullore Demokratike e Koresë, raportohet se po kalon një krizë ekonomike, me mbylljen e kufijve që ka rritur mungesën e ushqimeve, medikamenteve dhe karburantit.

Lideri Kim Jong Un tërhoqi vëmendjen me fizikun e dobësuar, teksa përshëndeste i buzëqeshur turmës në sheshin “Kim Il Sung” të Penianit.

Advertisement

Ndryshe nga daljet e mëparshme publike, ku thuajse gjithmonë vesh kostume të stilit të Mao Ce Dunit, këtë herë ai ishte veshur me kostum të stilit perëndimor, me kravatë.

Koreja e Veriut, që ndan një kufi mbi 1 mijë kilometra të gjatë me Kinën, nuk ka konfirmuar asnjë rast me Covid-19, por ekspertët thonë se koronavirusi është i pranishëm atje.

Koreja e Veriut është shteti i parë që mbylli kufijtë, në janar 2020 dhe ka vendosur masa strikte parandaluese, duke e konsideruar pandeminë çështje të mbijetesës së kombit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy