Franca nderon mjekët që luftuan ndaj Covid-19, i jep 8 miliardë euro shpërlim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca nderon mjekët që luftuan ndaj Covid-19, i jep 8 miliardë euro shpërlim

Atmosfera nuk është ajo e zakonshmja por festa më e madhe e kombit francez nuk mund të kalonte në heshtje.

Në sheshin “Konkord” në qëndër të Parisit, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, bashkëshortes Brizhit dhe të gjithë ministrave të qeverisë franceze, u mbajt parada ushtarake për ditën e pavarësisë. Publiku mungoi për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia dhe aktivitetet u zhvilluan në një format më të kufizuar.

2 500 ushtarë dhe 1 400 punonjës shëndetësorë ishin të pranishëm në ceremoni. Të konsideruar si heronj të betejës kundër koronavirusit, ata përfituan një rritje të majme page me 183 euro në muaj. Kjo i kushtoi aqeverisë franceze, 8 miliardë euro.

Advertisement

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Në këtë festë kombëtare, ne festojmë krenarinë e të qënit francez, ushtarakët tanë, familjet e tyre dhe një atribut i vecantë shkon për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Një komb i përkushtuar, i bashkuar dhe solidar. Dua që ky të jetë motivi që përfaqëson këtë ditë. Në këtë 14 korrik, nderojmë ata që kanë vendosur gjithë forcën, aftësitë dhe humanizmin e tyre kundër virusit.”

Parada ushtarake në ditën e Bastijës, u mbajt duke respektuar distancën fizike. Shfaqja u shoqërua edhe me aeroplanë që fluturuan në qiejt e Parisit. 14 korriku simbolizon ditën e unitetit të popullit francez, këtë vit, vendi festoi përvjetorin e 231 të pavarësisë.

Advertisement

Franca nderon mjekët që luftuan ndaj Covid-19, i jep 8 miliardë euro shpërlim shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy