Franca, sërish në dhunë e flakë/ Qindra të arrestuar e të plagosur nga përplasjet e ashpra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca, sërish në dhunë e flakë/ Qindra të arrestuar e të plagosur nga përplasjet e ashpra

Franca u shndërrua sërish në një ‘fushëbetejë’ përgjatë gjithë natës mes protestuesve rebelë dhe forcave të policisë.

 

667 persona u arrestuan në të gjithë vendin deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa të paktën 200 oficerë policie mbetën të lënduar në përpjekje për të ndaluar protestuesit e dhunshëm, të cilët shkatërruan çfarë iu doli përpara.

 

Advertisement

Për të parandaluar përshkallëzimin e akteve të demonstruesve, autoritetet franceze nxorën në terren njësitë elitare të policisë dhe një numër të madh forcash shtesë.

 

Por megjithë praninë e tyre, dhjetëra dyqane dhe automjete u plaçkitën e u dogjën përgjatë natës. Shkatërrimit nuk i shpëtuan as biblioteka, apo shkolla në disa qytete të ndryshme të vendit.

 

Advertisement

Në shenjë hakmarrje për vrasjen e adoleshentit, tubuesit sulmuan policët me fishekzjarrë dhe bomba molotov, të krijuara në mënyrë artizanale.

 

Shpërthimi i dhunës u parapri nga një marshim i qetë i qindra mijëra qytetarëve, të cilët më pankarta dhe thirrje të ndryshme kërkuan drejtësi për adoleshentin.

 

Advertisement

Në krye të këtij marshimi ishte vetë nëna e 17-vjeçarit, e cila gjithashtu kërkoi drejtësi për të birin dhe akuzoi për sulm racist oficerët e policisë.

 

Për shkak të protestave, presidenti francez, Emanuel Macron, ka shtyrë takimet në samitin e Bashkimit Europian dhe ka lajmëruar se do të mbajë një takim emergjent me ministrat e qeverisë së tij.

 

Advertisement

Autori i vrasjes së adoleshentit është arrestuar tashmë dhe ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy