G20 impenjohet të zhvillojë vaksinën kundër Covid brenda 100 ditëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
G20 impenjohet të zhvillojë vaksinën kundër Covid brenda 100 ditëve

Liderët e 20 ekonomive më të mëdha në botë do të mbështesin përpjekjet për të reduktuar në 100 ditë kohën e nevojshme për të zhvilluar vaksina, ilaçe dhe teste të reja, sipas një deklarate të përbashkët.

Në rrethana normale, zhvillimi i vaksinës zgjat më shumë se një dekadë, por pandemia COVID-19 ka detyruar shkencëtarët të përshpejtojnë proceset kërkimore, testuese dhe rregullatore që kanë bërë të mundur që të zhvillohen vaksina në më pak se një vit. Tani liderët e G20 duan që kjo periudhë të reduktohet edhe më shumë.

Në rast të një emergjence shëndetësore të shkaktuar nga një pandemi, “ne do të mbështesim shkencën për të reduktuar ciklin e zhvillimit të vaksinave, trajtimeve dhe diagnostikimeve të sigurta dhe efektive nga 300 në 100 ditë,” thuhej në deklaratën e përbashkët.

Një nga masat që konsiderohet vendimtare për reduktimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve është reduktimi i provave klinike.  Bashkimi Europian, për shembull, është duke punuar për të forcuar hulumtimet klinike të vaksinave. Teknologjitë e reja, të tilla si mRNA , lejojnë zhvillimin më të shpejtë të vaksinave të reja.

Advertisement

Udhëheqësit e G20 do të mbështesin gjithashtu objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në mesin e vitit 2022. Kjo do të reduktonte pabarazinë aktuale në marketingun e vaksinaveShumë vende më të pasura tashmë e kanë arritur këtë objektiv, por shumë vende më të varfra mbeten nën 5%. 

Udhëheqësit pritet gjithashtu të mirëpresin përpjekjet shumëpalëshe që synojnë mbështetjen dhe rritjen e gatishmërisë dhe reagimit ndaj një pandemie, “përfshirë shqyrtimin e një mjeti ose marrëveshjeje të mundshme ndërkombëtare brenda OBSH”, theksohej në deklaratë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy