Greqia blen nga Franca 2.32 miliardë euro avionë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia blen nga Franca 2.32 miliardë euro avionë

Qeveria greke ka thënë se do të paguajë 2.32 miliardë euro për të blerë disa avionë luftarakë francezë Rafale.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas deklaroi se dorëzimi i 18 avionëve do të fillojë në mes të vitit 2021 dhe do të përfundojë për dy vjet.

Greqia do të marrë 12 avionë në përdorim në ushtrinë franceze, si dhe 6 aeroplanë të rinj.

Petsas u shpreh se kjo procedurë do të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në ajër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy