Greqia do të largohet nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia do të largohet nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së

Greqia do të largohet më 20 gusht nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” e Bashkimit Evropian, tha Ministria e Financave të mërkurën. Kjo lëvizje do t’i lejojë Athinës që të ketë liri më të madhe në krijimin e politikave ekonomike.

 

Zhvillimet dhe politikat ekonomike të Greqisë janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Këto ndihma ishin në vlerë prej mbi 260 miliardë eurosh që Greqia mori nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në mes viteve 2010 dhe 2015.

 

Advertisement

“Pas 12 vjetësh… një kapitull i vështirë për shtetin tonë po mbyllet”, tha ministri grek i Financave, Christos Staikouras.

 

“Greqia i rikthehet normalitetit evropian dhe nuk do të jetë më një përjashtim në Eurozonë”, shtoi ai.

 

Advertisement

Staikouras tha se Athina ka përmbushur një sërë kriteresh dhe reformash dhe largimi nga korniza evropiane është konfirmuar përmes një letre nga zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, dhe komisioneri për Ekonomi, Paolo Gentiloni.

 

Qëkur ka dalë nga pakot e shpëtimit më 2018, Greqia është varur krejtësisht nga tregjet për financimin e nevojave të shtetit.

 

Advertisement

Korniza mbikëqyrëse kishte për qëllim që Greqia të vazhdonte zbatimin e masave që do të parandalonin vështirësitë ekonomike, por edhe realizimin e reformave strukturore që kanë për synim rritjen e qëndrueshme ekonomike./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy