Holanda dhe Gjermania miratojnë prodhimin e gazit në Detin e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Holanda dhe Gjermania miratojnë prodhimin e gazit në Detin e Veriut

Holanda ka miratuar prodhimin e përbashkët me Gjermaninë të gazit natyror në Detin e Veriut, që pritet të jetë funksional në vitin 2024.

 

”Sekretari holandez i Shtetit për Industritë Nxjerrëse, Hans Vijlbrief ka dhënë lejet e nevojshme”, tha Ministria holandeze e Çështjeve Ekonomike.

 

Advertisement

”Pas vonesave, landi gjerman i Saksonisë së Poshtme po punon gjithashtu për të siguruar autorizimin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha qeveria holandeze.

 

Pushtimi i Ukrainës nga Kremlini po e shtyn Evropën të reduktojë varësinë e saj nga furnizimet ruse duke nxitur përpjekjet e BE-së për të gjetur burime të reja energjie.

 

Advertisement

Megjithatë, projekti ka hasur në kundërshtimin e ambientalistëve, veçanërisht në ishujt fqinj të Borkumit, që i përkasin Gjermanisë, dhe Schiermonnikoog nga Holanda.

 

Ata kanë frikë se do të shkaktohen dëme në ekosistemin e mbrojtur të detit Wadden.

 

Advertisement

Ujërat e cekët karakterizohen nga fusha baticore dhe ligatinat të cilat janë një pikë e nxehtë biodiversiteti.

 

Një konsorcium holandez dëshiron të ndërtojë platformën e prodhimit pranë ishujve. Prej aty do të ndërtohet një gazsjellës përmes të cilit gazi do të nxirret në breg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy