“Hotelet si spitale”, ja zgjidhja e Spanjës për të vazhduar turizmin (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Është koha e mëngjesit, që do të thotë se duhet të kontrolloj temperaturën time, të vendos maskën e fytyrës, t’i bëj duart me dezinfektues alkooli dhe më pas të vendos një palë doreza plastike.”

Kjo është procedura që duhet të ndjekë një turist i sapo mbërritur në një hotel në Spanjë vetëm përpara se të pije kafen e mëngjesit. Konkretisht kjo procedurë po ndiqet në Riu Concordia – pjesë e një zinxhiri hotelesh me seli në ishullin e pushimeve të Mallorca në Spanjë.

Është zgjedhur posaçërisht për të përshëndetur disa prej afro 11,000 vizitorëve gjermanë që shkojnë këtu si pjesë e një programi pilot për të testuar masat paraprake të koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë së turizmit në Spanjë. Hotelet RIU kanë investuar në një mori protokollesh të reja.

Në hollin e tyre ndodhet një aparat fotografik termik i cili skanon mysafirët që sapo futen brenda ambienteve të brendshme. Pra nëse keni temperaturën normale atëherë ju merrni dritën jeshile për të hyrë brenda ndërsa në të kundërt objekti nis një alarm të kuq diskret.

Advertisement

“Bota do të na shohë si një shembull. Një shembull pozitiv”, thotë drejtori i hotelit Sergio Navarro për CNN. “Ndihemi shumë të guximshëm për t’i treguar botës produktin tonë. Dhe njerëzit po bëjnë një përpjekje fantastike deri më tani, të ftuarit po përgjigjen mjaft mirë”.

Sipas drejtorit të hotelit stafi është shumë entuziast për këtë risi të adaptuar sipas periudhës që e tërë bota po kalon. Gjithashtu lëvizja për në kafenenë e hotelit për të konsumuar mëngjesin apo një vakt tjetër është disi e komplikuar me shumë shigjeta të kuqe që duhen ndjekur për të ruajtur distancën sociale mes turistëve.

Më pas në tavolinën ku është shtruar mëngjesi së bashku me ushqimet dhe pijet e ndryshme gjendet gjithmonë një shportë me xhel dezinfektues e detyrueshme për t’u përdorur përpara se të preket çfarë do lloj gjëje tjetër. Përpos kësaj mjetet e ngrënies si pirunët, thikat dhe lugët janë të vendosura nëpër paketa të personalizuara për të evituar kështu prekjen e tyre nga disa njerëz njëkohësisht.

Në zonën e pishinës shezllonët janë të vendosur në distancën 2 metra nga njëri tjetri çka sigurisht ndikon në numrin më të vogël të turistëve që mund të bëjnë banjo-dielli gjatë ditës por është një masë e paevitueshme për të ruajtur distancimin social mes tyre në një periudhë pandemie si kjo që po kalon e gjithë bota aktualisht.

Advertisement

Masat paraprake dhe kujdesi shtesë janë të kuptueshme – turizmi ka rënë shumë gjatë pandemisë dhe ka shumë sprova për të kaluar për operatorët turistikë dhe hotelet. Veç kësaj personeli i hotelit është i detyruar të pastrojë dhe dezinfektojë disa herë në ditë të gjitha hapësirat dhe objektet e vendosura në çdo kënd.

Askush nuk e di se sa ekonomi mund të rikuperohet duke rihapur përsëri ishujt për turizëm por ky program pilot është një fillim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy