I tërbuar nga izolimi, banori në Itali hedh mobiljet nga ballkoni (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I tërbuar nga izolimi, banori në Itali hedh mobiljet nga ballkoni (FOTO)

Një banor i tërbuar nga karantina hodhi disa karrige prej druri nga ballkoni i një apartamenti në Itali. Ngjarja ka ndodhur në një prej “zonave të kuqe”, ku po qëndrojnë të izoluar rreth edhe persona të tjerë.

Ai ishte një nga 700 personat që janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në katër blloqe banimi në Mondragone, 60 km në veri të Napolit.

Shumica e personave që jetojnë atje janë bullgarë që punojnë në bujqësi. Policia dhe ushtria zbarkuan në terren për të monitoruar pikat e nxehta të Covid.

Advertisement

Ndërsa, një grup protestuesish italianë ju përgjigjen revoltës së bullgarë, duke hedhur gurë në makinat e tyre dhe duke i goditur në dritare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy