Bëni Like Struga.info në Facebook


Ish-zyrtari i FBI-së akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së është akuzuar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë duke marrë pagesa të fshehura nga oligarku rus Oleg Deripaska, thanë prokurorët më 23 janar.

 

 

Charles McGonigal, i cili drejtoi divizionin e kundërzbulimit të agjencisë në shtetin e Nju Jorkut, u arrestua më 21 janar me akuzat se kishte rënë dakord të hetonte një oligark rival të Oleg Deripaskas në këmbim të pagesave, pasi ky i fundit u godit me sanksione në vitin 2018, sipas prokurorëve federalë në Manhatan.

Advertisement

 

 

McGonigal, u deklarua i pafajshëm për katër akuza penale, ku përfshihen shkeljet e sanksioneve dhe pastrim i parave.

 

Advertisement

 

“Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij,” u tha gazetarëve avokati i të pandehurit Seth DuCharme pas seancës dëgjimore në Manhatan.

 

 

Advertisement

Deripaska, themeluesi i kompanisë ruse të aluminit Rusal, ishte në mesin e dhjetëra oligarkëve dhe zyrtarëve qeveritarë rusë të përfshirë në listën e zezë nga Uashingtoni në vitin 2018, si reagim ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA. Ai dhe Kremlini kanë mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhje.

 

 

Në një padi tjetër, të ngritur në Uashington, McGonigal akuzohet se mori 225,000 dollarë, para në dorë, nga një burrë i Nju Xhersit, që dyshohet që është ish-anëtar i shërbimit të inteligjencës të Shqipërisë, i cili kishte qenë burim në një hetim për lobim të huaj politik, që McGonigal po mbikëqyrte.

Advertisement

 

 

McGonigal përballet me nëntë akuza në këtë rast, duke përfshirë dhënien e deklaratave të rreme, për të fshehur nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me personin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy