Italia dhe Rumania vaksinojnë fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia dhe Rumania vaksinojnë fëmijët

Rumania dhe Italia kanë nisur sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Europian që nisin këtë proces. Ky vendim vjen një ditë pasi komisioni Europian miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijet mbi 12 vjeç.

Kryeministri rumun, Florin Citu, tha se e vetmja menyrë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi është vaksinimi i sa më shumë personave,duke përfshirë fëmijët.

 

FLORIN CITU

Advertisement

KRYEMINISTER I RUMANISË

 

“Unë inkurajoj prindërit të marrin vendimin më të mirë për fëmijët e tyre, por duhet ta kuptojmë se duhen sa më shumë njerëz të vaksinuar që të kalojmë pandeminë. Në këtë pandemi, fëmijët vuajtën shumë, ishin të izoluar dhe ishte shumë e vështirë për t’u shpjeguar atyre çdo herë pse. Këtu lindi ideja për këtë program”

 

Advertisement

Edhe vendet e tjera në Europës pritet të ndjekin të njëjtin shembull. Nga 7 qërshori Gjermania pritet të nisë vaksinimin për të gjithë të rriturit si dhe është propozuar  të fillojë injektimi i dozave te fëmijët. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

 

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një sistem të ri për emërtimin e varianteve të koronavirusit duke perdorur shkronjat e alfabetit grek.

Varianti britanik, është etiketuar si Alfa, ai i Afrikës së Jugut si Beta dhe varianti indian si Delta. Nëse zyrtarisht identifikohen më shumë se 24 variante, shkronjat greke ezaurohen dhe OBSH-ja do të shpallë një program të ri të emërtimit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy