Izraeli infensifikon sulmet në Gaza, disa viktima, mes tyre fëmijë! Situata në Rafah kritike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtria izraelite ka shtuar sulmet ajrore dhe bombardimet tokësore në pjesën dërrmuese të Rripit të Gazës.

Në veri të territorit, avionët luftarakë izraelitë rrafshuan një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës. Disa persona, mes tyre fëmijë janë vrarë.

Ndërsa të lënduarit po marrin mjekim në Spitalin Ahli Arab.

Në zonën e mesme, situata është e rëndë.

Advertisement

Njësitë e artilerisë izraelite kanë goditur pa pushim kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën veriore të asaj zone me popullsi të dendur, ku ndodhen mijëra palestinezë.

Ata gjithashtu kanë marrë një qasje sistematike për të shkatërruar ndërtesat e banimit në al-Mughraqa.

Në qytetin Rafah në jug, situata është gjithashtu e rëndë.

Një numër shtëpish u sulmuan, me dy fëmijë palestinezë të vrarë.

Advertisement

Fëmijët mbërritën të gjallë në spitalin e Kuvajtit, por ata nuk arritë që t’i mbijetonin plagëve të marra.

Ka gjithashtu një rritje të sulmeve ajrore dhe bombardimeve në pjesën lindore të distriktit Rafah, ku një grua palestineze është vrarë gjithashtu. Kjo zonë është vendi ku pritet që ushtria izraelite mund të fillojë inkursionin e saj.

Palestinezët janë të tmerruar se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës mund t’i nënshtrohet një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë këtu në Rafah, pasi ata nuk kanë ku të shkojnë tjetër./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy