Izraeli intensifikon bombardimet/ Goditen vendstrehimet e militantëve të Hamasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli intensifikon bombardimet/ Goditen vendstrehimet e militantëve të Hamasit

Bombardimet izraelite në Gaza po intensifikohen. Forcat e mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar një shtim të sulmeve për të krijuar kushtet e nevojshme për fazën tjetër të luftës, pra ofensivën tokësore.

 

Mediat e huaja thonë se sulmet ishin të përqendruara në kampin e refugjatëve “Nusseirat” në Gazën qëndrore. Izraeli ka thënë se ka nisur një sulm ajror në një kompleks nëntokësor që i përket Hamasit në xhaminë “Al-Ansar”, në bregun perëndimor. Sipas tyre xhamia strehonte një celulë terroriste, që po organizonte një sulm të afërt.

 

Advertisement

Zëdhënësi i forcave izraelite “Daniel Hagari” ka bërë me dije po ashtu se një komandant i lartë i Hamasit u vra në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Rripin e Gazës. Po ashtu ai theksoi se 212 izraelitë janë kapur nga terroristët dhe po mbahen peng. Nga ana tjeter 58 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor që nga mëngjesi i kësaj të diele.

 

Të paktën 42% e të gjitha banesave në rripin e Gazës janë shkatërruar nga shpërthimet dhe bombardimet.

 

Advertisement

Bilanci sa vjen e bëhet më i përgjakshëm, ku më shumë se 4000 persona kanë vdekur nga të dyja palët, e ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë situata humanitare është e rëndë, pasi Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave në Gaza. Sipas analistëve 20 kamionë me ndihma në rripin e Gazës nuk do të ndryshojnë asgjë në situatën e krijuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy