Izraeli ndalon shitjen e “spiunit” Pegasus në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli ndalon shitjen e “spiunit” Pegasus në Ukrainë

Ushtria izraelite e pengoi Ukrainën të blinte programin e spiunimit “Pegasus” nga frika e një reagimi rus.

Lajmi raportohet nga e përditshmja amerikane “Washington Post”, duke cituar burime dhe përfaqësues të inteligjencës perëndimore.

Zyrtarët në Izrael kanë frikë nga hapat që do të çojnë në një konfrontim me Rusinë.

Pegasus është një nga spyware-ët më të sofistikuar të telefonave “smart”.

Advertisement

Softueri u zhvillua nga kompania izraelite “NSO Group”.

Pas kompromentimit të sistemeve Android ose iOS, telefonat inteligjentë kthehen në pajisje gjurmuese të plota.

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka pranuar se merr parasysh një gamë të gjerë faktorësh kur lëshon një licencë Pegasus.

“Vendimet e politikës për kontrollet e eksportit marrin parasysh konsideratat e sigurisë dhe strategjike, të cilat përfshijnë pajtueshmërinë me marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy