Izraeli nis ndërtimin e spitalit në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli nis ndërtimin e spitalit në Ukrainë

Ngarkesa e parë e pajisjeve mjekësore për të krijuar një spital fushor të drejtuar nga Izraeli në Mostyska, Ukrainë, ka mbërritur gjatë fundjavës.

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se ngritja e spitalit tashmë ka filluar.

Të hënën, një delegacion prej 60 punonjësish mjekësorë nga Qendra Mjekësore Sheba është planifikuar të shkojë në Ukrainë dhe spitali pritet të fillojë funksionimin të martën.

Po ashtu, një autokolonë me makina zjarrfikëse të dhuruara dhe mijëra pajisje u nisën drejt Ukrainës.

Advertisement

22 automjete, duke përfshirë makina zjarrfikëse dhe kamionë plot me komplete, janë ofruar nga shërbimet zjarrfikëse nga e gjithë Britania e Madhe.

Pajisjet që po dërgohen në Ukrainë kanë arritur në fund të përdorimit së tyre në MB, por janë “përfekte të përdorshme”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy