
Plani i qeverisë britanike për ndalimin e alkoolit në bare dhe restorante pas rihapjes së këtyre aktiviteteve, ka revoltuar britanikët.
“Njerëzit nuk shkojnë në pijetore për limonadë”, protestojnë qytetarët në rrjetet sociale.
Reagimet erdhën pasi qeveria e Boris Johnson po konsideron zbatimin e një politike, që lejon rihapjen e pube-ve me kusht që të mos shesin alkool. Kjo masë do të merret në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi njerëzit e dehur kanë më pak të ngjarë të ndjekin rregullat e distancimit social.
Sugjerimi menjëherë shkaktoi një trazirë midis britanikëve të cilët argumentuan se një lokal nate pa alkool nuk është më një pub.
Për qytetarët britanikë, kontrolli i qeverisë po shkon shumë larg, duke u kthyer në një diktaturë.
Duke marrë parasysh që shumica dërrmuese e të ardhurave të pub-it vijnë nga pijet alkoolike, ndalimi i alkoolit do të godiste pronarët e këtyre bizneseve ekonomikisht edhe më shumë. Atyre u është dashur të përballen me një vit pengesash të tjera të mëdha, përfshirë mbylljet e zgjatura, numrin e kufizuar të klientëve të lejuar, kohët e hershme të mbylljes dhe ndjekja e detyrueshme e masave Covid-19./ Vizion Plus