Kërcënimi kinez: SHBA dislokon trupa ushtarake në Taivan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënimi kinez: SHBA dislokon trupa ushtarake në Taivan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar në mënyrë sekrete një njësi ushtarake të operacioneve special në Taivan.

Siç raportohet nga media të ndryshme, synimi i këtij veprimi është trajnimi i forcave tajvaneze kundër një ndërhyrjeje të mundshme kineze dhe ai pason deklaratat e presidentit taivanez Tsai Ing-wen se:

“Do të bëjë çfarëdo lloj gjëje që të mbrojë lirinë e ishullit dhe mënyrën e tij demokratike të jetesës”.

Përkundër këtij veprimi, Kina ka reaguar me një shkrim në median shtetërore “Global Times” ku përmes një editoriali, vihet në dukje se dislokimi i trupave amerikane thjesht do të përshpejtojë luftën mes Pekinit dhe Tajvanit.

Advertisement

Sipas medias kineze, SHBA e ka publikuar qëllimisht përgjysmë lajmin e dislokimit në funksion të tensionimit të situatës dhe legjitimimit të rritjes së pranisë ushtarake amerikane në ishull.

Taivani ka një pozitë kyçe strategjike pasi ai plotëson atë që mund të quhet unaza e rrethimit detar të Kinës që nis me Korenë e Jugu dhe Japoninë, vijon me Tajvanin për t’u mbyllur me Filipinet dhe Singaporin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy