“Kërcënimi për vendin tonë do të rritet ndjeshëm”, ukrainasit të frikësuar për pushtimin e mundshëm nga Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kërcënimi për vendin tonë do të rritet ndjeshëm”, ukrainasit të frikësuar për pushtimin e mundshëm nga Rusia

Njohja e vendeve separatiste pro ruse nga Putin në Donbas nuk ishte befasi për shumicën e ukrainasve, megjithatë  e nesërmja  për ata është paqartë.

“Ndihem shumë e hidhëruar”, thotë Tamara, një qytetare  nga rajoni i Poltava. Por, pavarësisht frikës ajo shprehet optimiste: “Ukraina është e bashkuar dhe gjithçka do të  shkojë mirë.”

BBC shkruan se sipas një sondazhit të kryer në fillim të shkurtit, 57% e ukrainasve janë shprehur  të gatshëm të mbajnë qëndrim  kundër Rusisë nëse ajo përpiqet të pushtojë Ukrainën.

“Ne jemi optimistë,” thotë një tjetër ukrainas nga Kievi, Serhiy nga Odesa. “Shpresojmë që ky të jetë një moment vendimtar, që e  gjithë bota më të shohë se diçka nuk po funksionon  në rregull këtu.”

Advertisement

Por jo të gjithë janë aq optimistë. Një ukrainas 75 vjeçar që jeton në Luhansk thotë për BBC se ai i ka mbijetuar shumë konflikteve dhe trazirave, por shprehet i pasigurt për të nesërmen.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Asgjë e mirë, kjo është e sigurt… Jam 100% i sigurt se gjërat nuk do të përmirësohen atje (zonat lindore të Ukrainës ku Putin dërgoi trupa ushtarakë).”

Të hënën, Rusia përsëriti kërkesën e saj që Ukraina të ndalohet përgjithmonë nga anëtarësimi në NATO si kusht për paqen.

“Nëse Rusia përballet me rrezikun e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, kërcënimi për vendin tonë do të rritet ndjeshëm. Sepse Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se të gjitha vendet anëtare duhet të luftojnë nëse një pjestar i koalicionit sulmohet”, tha Presidenti Putin.

Advertisement

Ndërsa udhëheqësit botërorë përsërisin mundësinë e një zgjidhje diplomatike, deri më tani përpjekjet për zgjidhjen e krizës kanë dështuar. NATO-ja ka refuzuar vazhdimisht të përmbushë kërkesat e Rusisë.

Udhëheqësit ushtarakë ukrainas thonë s e ditët e fundit shkeljet e armëpushimit janë rritur ndjeshëm. Nga 98 shkelje të armëpushimit në ditë më 19 shkurt krahasuar me pesë shkelje në ditë tre muaj më parë.

Megjithatë, qetësia mbretëron në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa njerëzit ndihen nervozë rreth asaj se çfarë do të sjellin ditët në vazhdim. Në këtë qytet të vogël, rreth 5 kilometra larg kufirit me Rusinë, shihen qartë dallimet e njerëzve lidhur me konfliktin.

Shumë familje këtu flasin rusisht dhe kanë të afërm që jetojnë përtej kufirit. Periudha pas vitit 2014 ka qënë e vështirë për bizneset dhe udhëtimet duke shkaktuar një rënie prej 50%.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy