Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20

Kina nuk është e gatshme të mbështesë përjashtimin e Rusisë nga G20, në përgjigje të luftës së saj kundër Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kjo deklaratë vjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Ai vuri në dukje se G20-a duhet të vazhdojë të punojë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Kjo, duke përfshirë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e Coronavirus-it, dhe se Rusia është një “anëtare e rëndësishme” e grupit.

Advertisement

“Asnjë anëtar nuk ka të drejtë të përjashtojë një vend tjetër. G20-a duhet të prezantojë multi-vektorizëm të vërtetë, të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin”, shtoi zyrtari kinez.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë thuhet se kanë vlerësuar nëse Rusia duhet të mbetet në ekonomitë e G20-ës pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët, Polonia tha se kishte ftuar zyrtarët e tregtisë amerikane për të zëvendësuar Rusinë në G20 dhe se propozimi kishte marrë një “përgjigje pozitive”.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy