Kosovari kapet në aeroportin amerikan me rreth 40 kilogramë suxhuk

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovari kapet në aeroportin amerikan me rreth 40 kilogramë suxhuk

Një qen i njësisë K9 nuhati rreth 40 kilogramë suxhuk në Aeroportin Ndërkombëtar të Neëark Liberty, i futur në mënyrë të paligjshme.

Qeni ishte duke mbikqyruar valixhet që vinin nga Kosova, kur alarmoi për një valixhe të dyshimtë.

Kur stafi kontrolloi bagazhet, ata gjetën afërsisht 40 kg “suxhuk derri”, të cilat u ndaluan të hyjnë në SH.B.A. nga Kosova.

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore”, shkroi në një deklaratë Troy Miller, drejtor i CBP në Neë York.

Advertisement

Pasagjeri, mesa duket nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportit të suxhuk. Mësohet se ai u kishte thënë zyrtarëve se ishte “suxhuk shtëpie”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy