Kremlini konfirmon takimin e Putin me Xi Jinping

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kremlini konfirmon takimin e Putin me Xi Jinping

Kremlini tha sot se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping planifikojnë të takohen, por nuk dha një orar specifik për një vizitë të mundshme të Putinit në Pekin.

I pyetur për vizitën e mundshme të Putinit në Kinë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vizita e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Pekin mund të shihet si përgatitje për kontaktet e ardhshme në nivelin më të lartë.

“Në të vërtetë, kontakte të tilla janë planifikuar dhe përshtatshmëria dhe domosdoshmëria e tyre është e kuptueshme duke pasur parasysh nivelin e lartë të marrëdhënieve miqësore midis Federatës Ruse dhe Kinës”, u tha Peskov gazetarëve.

“Por përsëri mendojmë se është shumë herët për të sqaruar oraret. Ne do t’ju njoftojmë për gjithçka sapo të jemi gati”, tha ai. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy