Krijesat “aliene” dalin në bregdet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krijesat “aliene” dalin në bregdet

Krijesa detare “aliene” dolën në një bregdetin britanik, dhe mund të vlejnë mijëra lekë

Martyn Green, 47 vjeç, ishte me pushime me familjen e tij kur pa krijesat e detit në brigjet e Caernarfon në Uellsin Verior.

Advertisement

Në fillim, ai mendoi se ishte vetëm një copë e madhe druri në breg.

Por kur pa më nga afër, ai kuptoi se kishte mijëra krijesa deti me tentakula të bashkuara në copën e drurit.

Advertisement

Krijesat e frikshme janë Gooseneck Barnacles – të cilat janë pjesë e familjes së krustaceve, të lidhura me gaforret dhe karavidhet.

Pasi djali i 47-vjeçarit Daniel bëri një kërkim të shpejtë në internet, ata e kuptuan se ato që po shikonin ishin Gooseneck Barnacles. Po ashtu ata zbuluan që ato janë krijesat detare më të shtrenjta që mund të blini.

Advertisement

“Nga kërkimi në Google mendoj se është rreth 25 £ secili, dhe aty kishte rreth 2 mijë të tillë”

Sipas Frankie Hobro, drejtori i një kopshti zoologjik, Barnacles Gooseneck nuk janë të rralla në vetvete, por ato shihen rrallë në vijën bregdetare të Uellsit të Veriut.

Advertisement

Krijesat “aliene” dalin në bregdet shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy