Kryeministrja moldave: Dikush po përpiqet të na tërheqë në një luftë që ne nuk e duam

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministrja moldave: Dikush po përpiqet të na tërheqë në një luftë që ne nuk e duam

“Shpërthimet misterioze” në Transnistria, për të cilat rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin, “janë incidente të shkaktuara nga palët e interesuara që përpiqen të na destabilizojnë dhe të na tërheqin në një luftë të padëshiruar. Ato janë sulme të maskuara për të krijuar panik dhe pasiguri”.

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, në një intervistë për italianen Corriere della Sera. 

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk kemi kontroll efektiv mbi Transnistrinë, e cila është udhëhequr nga separatistët e mbështetur nga Rusia për 30 vjet, dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të kryejmë një hetim serioz për atë që ka ndodhur. “, shtoi kryeministrja moldave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy