Lavrov: Krijimi i shtetit palestinez është thelbësor për të shmangur përsëritjen e dhunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lavrov: Krijimi i shtetit palestinez është thelbësor për të shmangur përsëritjen e dhunës

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov bëri thirrje për krijimin e një shteti palestinez ndërsa foli për situatën në Gaza gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp të enjten.

“Drejtimi kryesor i përpjekjeve duhet të jetë krijimi i një shteti palestinez në përputhje të plotë me vendimet e Këshillit të Sigurimit,  një shtet që, siç shkruhet në këto vendime, do të ekzistonte në siguri dhe fqinjësi të mirë krahas Izraelit me vendet e tjera të rajonit”, nënvizoi Lavrov.

Sipas tij kjo është edhe e vetmja zgjidhje e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Pa këtë, çfarëdo që të ndodhë, do të shohim përsëritje të dhunës që shihet tani në Gaza, sepse pa krijimin e një shteti palestinez, populli palestinez do të vazhdojë të ndihet i pafavorizuar, do të vazhdojë të jetojë në kushte drejtësie inferior”, tha ai.

Advertisement

Lavrov shtoi se ai e kupton se kjo ishte është papranueshme për Izraelin për momentin.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë përveçse t’ua shpjegojmë atë,” argumentoi Lavrov. 

Lavrov më pas theksoi se përpjekjet e ndërmjetësimit nga SHBA-të nuk do të funksionojnë nëse nuk ka dialog të drejtpërdrejtë midis palestinezëve dhe izraelitëve./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy